Botë
Në Rusi janë arrestuar pesë persona të cilët lidhen me SHI-në të cilët kanë planifikuar sulme terroriste
15.11.2016 11:21
Shërbimi rus për zbulim FSB kumtoi sot se i ka arrestuar pesë persona për të cilët pohon se lidhen me SHI-në...

Shërbimi rus për zbulim FSB kumtoi sot se i ka arrestuar pesë persona për të cilët pohon se lidhen me SHI-në dhe të cilët kanë planifikuar sulme terroriste në Moskë dhe Kaukaz.
FSB thekson se në banesat e personave kanë gjetur pesë armë zjarri, dy mjete të improvizuara shpërthyese dhe municion.
Nuk është precizuar nëse të dyshuarit janë arrestuar në Moskë apo në rajonin e Kaukazit verior Ingushetia ku sipas FSB, kanë planifikuar sulme.
