Maqedoni

Ivanov, vizitë pune në Maroko

15.11.2016 13:02

Presidenti, Gjorge Ivanov, prej sot e deri të enjten do të qëndrojë për vizitë pune në Mbretërinë e Marokos...

Presidenti, Gjorge Ivanov, prej sot e deri të enjten do të qëndrojë për vizitë pune në Mbretërinë e Marokos, ku do të marrë pjesë në Samitin për ndryshime klimatike COP 22 në Marakesh.

Ivanov, siç theksoi kabineti i tij, në Samit do të flasë në segmentin e nivelit të lartë, ku do të marrin pjesë 56 shefa të shteteve dhe qeverive nga e tërë bota.

Në prag të Samitit për ndryshimet klimatike në Mbretërinë e Marokos, Ivanov mbajti takim koordinues me zëvendëskryetarin e Qeverisë dhe kryesuesin me Këshillin nacional për zhvillim të qëndrueshëm, me koordinuesit nacional për ndryshime klimatike dhe për zhvillim të qëndrueshëm të Maqedonisë, si dhe me përfaqësues nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Maqedonia në prill të këtij viti në Nju Jork e nënshkroi Marrëveshjen e Parisit për ndryshime klimatike, që u miratua në vitin 2015 në Samitin për ndryshime klimatike SOP21 në Paris.

Marrëveshja e Parisit është marrëveshja e parë universale dhe juridiko-obligative që duhet të hyjë në fuqi në vitin 2020 dhe e njëjta deri më tani është nënshkruar nga 192 shtete dhe nga Bashkimi Europian.