Gjermania jep alarmin: militantët e ISIS-it futen në Europë me refugjatët
Pas rritjes së masave të rrepta të kontrollit, “Shteti Islamik” në mënyrë specifike dhe intensive po trajnon militantet...

Pas rritjes së masave të rrepta të kontrollit, “Shteti Islamik” në mënyrë specifike dhe intensive po trajnon militantet për t’i kamufluar ata si refugjatë të zakonshëm në mënyrë që të kalojnë të gjithë procedurat e nevojshme për të përfituar azil në vendet europiane.
Inteligjenca gjermane thotë se ISIS po përdor metoda të reja që militantët të mos tërheqin vëmendjen e forcave të zbatimit të ligjit.
Në veçanti trajnimi është i përqendruar për t’i mësuar terroristëve të krijojnë përshtypjen se janë azilkërkues klasikë. Të qëndruarit të ftohtë në procesin e marrjes në pyetje dhe mohimi i çdo prapavije ushtarake janë disa nga taktikat, citon raporti.
Policia gjermane sot ka kryer kërkime intensive në një operacion të madh në xhami, apartamente dhe zyra në kërkim të personave të dyshuar.
Bastisja erdhi pasi qeveria ndaloi një grup që akuzohet se është duke u përpjekur për të rekrutuar luftëtarë për të ashtuquajturin “Shtet Islamik”.
Shërbimet Sekrete gjermane thonë se disfata që ISIS po pëson në fortesat e tyre në Lindjen e Mesme për shkak të përparimit të forcave të koalicionit, ka bërë që qindra anëtarë aktivë, mbështetës, simpatizantë të organizatave terroriste apo individëve të vetëradikalizuar me shumë gjasë të jenë në mesin e azilkërkuesve.
GAZMEND REXHEPI
