Rinisin sulmet ajrore ne Aleppo
15.11.2016 15:31
Avion luftarak kanë bombarduar pjesën lindore të qytetit Aleppo...

Avion luftarak kanë bombarduar pjesën lindore të qytetit Aleppo, i cili është nën kontrollin e rebelëve, për herën e parë pas tre javësh.
Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut ka raportuar që janë goditur zonat Haidariya, Masakin Hanano dhe Sheikh Faris.
Pak kohë më parë një spital është goditur në një fshat në perëndim të Aleppo-s, kështu duke shënuar qendrën mjekësore të tretë të bombarduar gjatë 24 orëve të fundit.
Ndërsa aktivistet janë të shqetësuar që sulmet e qeverisë në lindje do të intensifikohen.
