Maqedoni

Të shtëna në Shkup, një i plagosur. MPB: Rasti është qërim hesapesh

15.11.2016 16:32

Bulevardi “Aradhet partizane” në Shkup mbrëmë ka qenë arenë për qërim hesapesh mes dy grupeve kriminale, konfirmojnë nga MPB...

Në këtë incident të armatosur nga dy vetura është gjuajtur me armë zjarri dhe si pasojë e kësaj është plagosur rëndë drejtuesi i veturës “Golf 5”, 45 vjeçari D. T. nga lagja Gjorçe Petrov. 
 
“Informatat e parë  që dispozojmë tregojnë se po bëhet fjalë për një qërim hesapesh, por a bëhet fjalë për qërim hesapesh kriminale apo për qërim hesapesh kriminale-politike ajo do të konfirmohet nga organet policore dhe hulumtimet e MPB-së. Personi në fjalë është i njohur për vepra kriminale në polici”,- deklaroi zëvendësministri plotësues i MBP-së, Oliver Andonov.
 
I plagosuri në mëngjes i është nënshtruar disa ndërhyrjeve kirurgjike dhe sipas mjekëve ai për momentin është jashtë rrezikut për jetë dhe vazhdon të kurohet në Spitalin Shtetëror në Shkup.
 
45 vjeçari edhe vitin e kaluar u sulmua nga disa persona të maskuar dhe të armatosur, por atëherë  D. T. ka arritur në kohë që t’i ikë sulmuesve. 
 
REXHEP QAMILI