OJQ-të me nisma konkrete, ndryshime ligjore në arsim, shëndetësi dhe gjyqësor
12 shoqata joqeveritare kanë përgatitur 11 dokumente me nisma për ndryshime ligjore.....

12 shoqata joqeveritare kanë përgatitur 11 dokumente me nisma për ndryshime ligjore në më shumë sfera.
Propozimet kanë të bëjnë me ndryshime në Ligjin për sigurim shëndetësor dhe social, të drejtave të njeriut dhe arsimit dhe ndryshime në sistemin gjyqësor. Ndryshimet ligjore kërkohen në bazë të anketave në terren të zhvilluara nga organizatat joqeveritare. Gjithsesi, kërkesat e tyre duhet të presin përfundimin e zgjedhjeve.
“Sferat në të cilat propozohen ndryshimet janë arsimi, politika sociale, mjedisi i mundësuar etj. Këto projekte do t’u propozohen deputetëve të përbërjes së re të parlamentit” - deklaroi Ivana Petkuçevska nga Fondacioni “ Vestminister”.
Por, megjithëse ka rekomandime konkrete nga BE për reforma në sferat e caktuara, marrëveshjet e ratifikuara për ndryshimet e ligjeve aktuale nuk zbatohen në tërësi, thonë nga Instituti për të drejtat e njeriut.
Ekspertët nga ky institut thonë se ndonjëherë sillen ligje të kundërta me atë që kërkohet në rekomandimet e BE-së. Panel-diskutimi i sotëm u mundësua nga Fondacioni për Demokraci “Vestminer” dhe nga Shkolla e lartë për gazetari. (Leunora Kaliqi, TVM2)
