Botë

Tragjedi e re në brigjet e Libisë, mbyten tetë refugjatë, shpëtohen 15 të tjerë

15.11.2016 17:46

Gjashtë viktima të konfirmuara është bilanci i papërfunduar i tragjedisë së sotme në detin Mesdhe pranë brigjeve të Libisë...

Gjashtë viktima të konfirmuara është bilanci i papërfunduar i tragjedisë së sotme në detin Mesdhe pranë brigjeve të Libisë, ku një gomone e mbushur me emigrant është përmbysur.

Ende nuk dihet numri i saktë i njerëzve që kanë qenë mbi barkën e gomës. Roja bregdetare italiane ka dërguar një anije për të shpëtuar ndonjë të mbijetuar dhe po bën njëkohësisht bilancin e tragjedisë të radhës.

Një naftëmbajtëse ka gjetur gomonen e mbytur dhe ka lajmëruar menjëherë Rojën bregdetare italiane.

Ata kanë arritur të shpëtojnë rreth 15 emigrantë, por deti ka qenë shumë i trazuar dhe me mjetet që ata kanë pasur në dispozicion ka qenë shumë e vështirë për t’i shpëtuar të gjithë.

Mendohet se emigrantët janë të gjithë më prejardhje nga Afrika Qendrore.