Reshje bore në Shqipëri, në Korçë shkon në 15 centimetra trashësi
15.11.2016 20:52
Ndërprerja e shirave dhe ulja e menjëhershme e temperaturave....

Ndërprerja e shirave dhe ulja e menjëhershme e temperaturave, ka sjellë reshjet e para të borës për këtë vit në juglindje të Shqipërisë. Korça dhe zonat përreth saj këtë te marte, janë zbardhur nga reshjet.
Mësohet se bora ka arritur deri në 15 centimetra trashësi në zonat e thella.
Sipas të dhënave për te gjithë qarkun, nuk janë krijuar probleme në akset rrugore te juglindjes.
Reshjet parashikohet te vazhdojnë edhe gjate ditës se nesërme.
