Këto janë pagat e liderëve botërorë, nuk prinë Putin dhe as Obama
Njerëzit që udhëheqin shtete të fuqishme kanë edhe paga të mëdha....

Njerëzit që udhëheqin shtete të fuqishme kanë edhe paga të mëdha. Por nuk është paga më e madhe e shefit të shtetit amerikan. Edhe pse presidenti amerikan është i pari i një shteti superfuqi, për nga paga zë vendin e dytë.
I pari në listë për pagën më të madhe është Lee Hsien Loong, kryeministër i Singaporit. Loong ka të ardhura vjetore 1.7 milionë dollar.
I dyti është presidenti në shkuarje i amerikës, Barack Obama, që ka të ardhura vjetore 400 mijë dollar.
I treti është Justin Trudeau, kryeministri karizmatik i Kanadës me 260 mijë dollar pagë vjetore.
Kancelarja gjermane Angela Merkel është e katërta për nga paga, edhe pse jo për nga fuqia dhe ndikimi që ka në politikën globale. Ajo paguhet 242 mijë dollar në vit për punën e kancelarës.
Shinzo Abe, shefi i qeverisë japoneze ka pagë vjetore sa të Merkelit, 242 mijë dollar.
Presidenti i Afrikës së Jugut, një 74 vjeçar që mban këtë post qe një kohë të gjatë duke pas pushtet absolut në vendin e varfër, ka të ardhura vjetore zyrtarisht 207 mijë dollar.
Presidenti frances Francois Hollande ka pagë vjetore 198 mijë dollar, dhe renditet i 7 për nga të ardhurat në mesin e liderëve botëror.
Kryeministrja angleze, Theresa May, zë vendin e 8 për të ardhurat vjetore, përkundër që udhëheq një shtet që ka ekonomi shumë të fuqishme. May ka pagë vjetore 190 mijë dollar.
I 9 për pagën më të madhe vjetore është presidenti rus, Vladimir Putin. Ai zyrtarisht ka pagën 137 mijë dollar.
Dhe i fundit është presidenti kinez Xi Jinping me 21 mijë dollar në vit.
