Maqedoni
Ndjehet tërmet në Maqedoninë juglindore
16.11.2016 11:36
Tërmet me intensitet prej tre deri në katër ballë sipas Shkallës makrosizmike evropiane është ndjerë sot në orën 10:15 minuta...

Tërmet me intensitet prej tre deri në katër ballë sipas Shkallës makrosizmike evropiane është ndjerë sot në orën 10:15 minuta në pjesët juglindore të Republikës së Maqedonisë, kumtoi Observatori sizmologjik pranë Fakultetit matematiko-natyror në Shkup.
Epiqendra e tërmetit ishte në Greqinë fqinje me magnitudë prej 4,1 ballëve sipas Shkallës së Rihterit./Mia
