Maqedoni

Përleshje midis ushtrisë dhe policisë në “zemër” të BE-së

16.11.2016 12:32

Disa mijëra ushtarakë belgë janë hedhur në protestë të martën në rrugët e Brukselit duke kundërshtuar reformën e qeverisë që rrit moshën e pensionit për ta...

Protesta u shoqërua me përleshje me forcat e rendit.
 
Autoritetet thanë se 8 500 ushtarakë jashtë detyrës protestuan në qendrën historike të qytetit, ndërsa forcat e policisë kryen qitje me topa uji ndaj tyre si dhe bomba me tym.
 
Vitin e shkuar, personeli ushtarakë belgë ka punuar për ruajtjen e ndërtesave qeveritare dhe të Bashkimit Evropian pas sulmeve vdekjeprurëse terroriste në Paris në nëntor dhe në Bruksel në mars.
 
Qeveria njoftoi muajin e kaluar për rritjen e moshës së pensionit nga 56 vjeç në 63.