Maqedoni
Rreziku nga terrorizmi, ekspertët: Rrjetet sociale, mjet rekrutimi
16.11.2016 14:24
Rrjetet sociale viber, what up, facebook dhe twiter janë mjetet më të përdorura për organizimin dhe kryerjen e sulmeve terroriste...

Ekspertët e vendit dhe të huaj në konferencën rajonale në Shkup me temë “Zvogëlimi i shfrytëzimit të internetit për terroristët” vlerësojnë se një numër i madh i krimeve terroriste kryhen me celularë të mençur me internet.
“Sulmet e fundit terroriste treguan rrezikun e madh nga përdorimi i rrjeteve sociale për nxitjen, kryerjen e sulmeve terroriste, regrutimin e personave të rinj në bazat ushtarake, financimin e terrorizmit, si dhe për shpërndarjen e ideologjive të tyre terroriste”,- deklaroi drejtuesja e AGJPP-së, Aneta Arnaudovska.
“Gjithnjë e më shumë ata po përdorin teknologjinë e re të komunikimit, ndërsa on-line mjetet për t’i shpërndarë mesazhet e tyre radikale. Kjo na bën të mendojmë se interneti në fakt ka rolin kryesor për terroristët në tërheqjen e të rinjve në zonat luftarake”,- tha ambasadorja e Gjermanisë në Shkup, Christine Althause.
“Vetëm me bashkëpunimin e të gjitha organeve të përndjekjes gjyqësore dhe të prokurorisë të vendeve do të mund të arrihen rezultate të mira të përbashkëta në luftën kundër terrorizmit”,- theksoi ambasadorja e OSBE- në Shkup, Nina Suomalainen.
Konferenca në Shkup do të organizohet për dy ditë me radhë dhe në të marrin pjesë 72 përfaqësues nga 12 shtete të ndryshme të botës.
REXHEP QAMILI
