Maqedoni
LPM akuzon KShZ-në: Kërkon vërtetime se nuk jemi të dënuar
16.11.2016 17:21
Lëvizja Popullore për Maqedoninë ka akuzuar Komisionin Shtetëror Zgjedhor për keqpërdorim të detyrës zyrtare...

Lëvizja Popullore për Maqedoninë ka akuzuar Komisionin Shtetëror Zgjedhor për keqpërdorim të detyrës zyrtare, pasi ka kërkuar nga parashtruesit e listave të LPM-së që të paraqesin për çdo kandidat vërtetim nga gjykata që nuk ka qenë i dënuar.
LPM-së i duket absurd kjo kërkesë që vlen për të gjithë pjesëmarrësit e tjerë në zgjedhje. Ata, madje, akuzojnë KShZ-në se me veprime të tilla rrezikon shtetin ligjor.
“Askund nuk është e parashikuar që të dorëzohet dëshmi për çdo kandidat që nuk është i gjykuar penalisht. Jorastësisht në Kodin Zgjedhor nuk ka detyrim të tillë, sepse në nenin 106, paragrafi 5 të Kodit Penal është e shkruar se “askush nuk ka të drejtë të kërkojë nga qytetarët dëshmi se a janë apo nuk janë të gjykuar”. KShZ me atë që kërkon nga kandidatët për deputetët që të dëshmojnë që nuk janë të gjykuar, vë kusht që nuk është i karakterit juridik. Një sjellje e tillë e KShZ-së është shembull klasik për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe çon në shkatërrim të shtetit juridik”,- thonë nga LPM.
