Ndërmjetësimi në kontestet afariste procedurë më e lirë e më e shpejtë, por nuk përdoret

16.11.2016 18:13

Kultura e shfrytëzimit të ndërmjetësimit për zgjidhjen e kontesteve afariste....

Kultura e shfrytëzimit të ndërmjetësimit për zgjidhjen e kontesteve afariste është në nivel të ulët edhe pse kompanitë vendore vazhdimisht ankohen për procedura të gjata gjyqësore.

Kompanitë në Maqedoni pak e shfrytëzojnë ndërmjetësimin edhe pse është mënyra më e lirë, më e shpejtë dhe më efikase për zgjidhjen e kontesteve afariste.

Kryetari i Gjyqit të Arbitrazhit në kuadër të Odës Ekonomike të Maqedonisë,  thotë se ndërmjetësimi është sistem ku vendimet sillen në bazë profesionale, ndërsa kontestet zgjidhen shumë shpejt dhe në mënyrë efikase, madje edhe brenda  gjashtë muajve.

“Kompanitë vazhdimisht ankohen për procedura të gjata, për vendime të këqija. Le të vinë le ta marrin guximin, të mos thirren në njoftësi, por në të vërtetë le të vinë që të ju zgjidhen kontestet në kohë sa më të shkurtër. Koha është para edhe biznesi e di këtë. Kultura është në nivel shumë të ulët, prandaj ne angazhohemi në këtë drejtim”,- deklaroi kryetari i Gjyqit të Arbitrazhit në kuadër të OEM-së, Goran Rafajlofski.

Gjatë ndërmjetësimit, palët kontestuese vetë vendosin se kush do të udhëheq kontestin në tërësi.

Vitin e kaluar janë zgjidhur rreth 10 raste, ku kryesisht afaristët kanë pasur mosmarrëveshje lidhur me pagesat, ndërsa Gjyqi Arbitrar deri tani ka kapacitet të zgjidh rreth 100 konteste në nivel vjetor. (Gazmend Kurtishi, TVM2)