Zënkë në Gjykatën Themelore, filloi me fjalë, përfundoi në dhunë fizike
Gjykata Themelore konfirmon edhe zyrtarisht atë që ndodhi dje...

Gjykata Themelore konfirmon edhe zyrtarisht atë që ndodhi dje mes dy të punësuarve të cilët zënkën verbale e përfunduan me sulm fizik.
Nga Gjykata deklarojnë se në hapësirat e Gjykatës Penale, G. S., udhëheqës i departamentit për resurse njerëzore, fizikisht ka sulmuar zëdhënësen P. K. në prani të gjykatësit nga Departamenti për procedurë paraprake.
Fillimisht e ka kërcënuar verbalisht, më pas e ka sulmuar edhe fizikisht, duke e rrëzuar nga karrigia dhe pas kësaj është larguar nga vendi i ngjarjes.
Por, zëdhënësja P. K. nuk e ka lënë me kaq, por menjëherë e ka lajmëruar MPB-në dhe tashmë me të po merren inspektorët për krime të dhunshme.
Kundër sulmuesit është paraqitur padi penale për “rrezikimin e sigurisë”, e cila më tej duhet të procesuohet nga organet kompetente.
