Spasovski: Policia mbron qytetarët, nuk është pjesë e fushatës
Ministri i Brendshëm, Oliver Spasosvki, ka deklaruar se roli kryesor i MPB-së është mundësimi i zgjedhjeve korrekte dhe demokratike në të cilat qytetarët pa frikë do të thonë fjalën e tyre.

Ministri i Brendshëm, Oliver Spasosvki, ka deklaruar se roli kryesor i MPB-së është mundësimi i zgjedhjeve korrekte dhe demokratike në të cilat qytetarët pa frikë do të thonë fjalën e tyre.
"Asnjëri nga policët nuk mund të marrë pjesë në çfarëdolloj fushate politike dhe të bëjë shtypje mbi qytetarët, të gjithë nga kryeshefat e deri tek të gjithë instruktorët e tjerë relavant duhet seriozisht të kenë kujdes për keqpërdorimet të cilat i bën kushdo qoftë që nga administrata shtetërore dhe drejtorët e njësive, dhe nëse vërehet një rast i tillë, ai duhet të procesohet”,- deklaroi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.
Spasovki ka folur edhe për incidentin e armatosur në bulevardin “Aradhat Partizane”, ku mbeti i lënduar 46 vjeçari, Daniel Trajkovski. Hetimet do të tregojnë nëse bëhet fjalë për qërim hesapesh mes grupeve kriminele apo ndonjë aktivitet tjetër, thotë Spasovski. (Besim Abdullai, TVM2)
