Maqedoni

“MOST”: Zgjedhjet e qeta me disa parregullsi

28.04.2014 18:14

Zgjedhje kryesisht të qeta dhe efikase. Kështu i ka cilësuar Asociacioni Qytetar “MOST”...

Zgjedhje kryesisht të qeta dhe efikase. Kështu i ka cilësuar Asociacioni Qytetar “MOST”, i cili ka përcjellë zgjedhjet presidenciale, si dhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare me 1712 vëzhgues.
 
Sipas “MOST”, në procesin zgjedhor janë evidentuar disa parregullsi.  
 
“Sipas informacioneve të marra nga vëzhguesit tanë, zgjedhjet ishin efikase dhe pa incidente, por është zmadhuar rasti i votimit familjar në krahasim me rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale. Në disa vendvotime kryesia nuk i ka informuar qytetarët për procedurën e votimit. Dita e zgjedhjeve ka kaluar e qetë, por me një intensitet të mobilizimit të votuesve, e cila në raste të caktuara ka kaluar nën presion për të dalë në votime. Kjo ishte evidente nga fakti se në disa vendvotime është regjistruar agjitim, si dhe evidentim i votuesve”, deklaroi kryetari i Asociacionit Qytetar “MOST”, Darko Aleksov.
 
Nga Asociacioni Qytetar “MOST”, thonë se parregullsitë janë evidentuar edhe më 26 prill, ditën e shtunë, ku kanë votuar personat e sëmurë dhe personat nën arrest shtëpiak.
 
Për të votuar  janë paraqitur 9218 persona, që do të thotë është 24% më shumë se në rrethin e parë.
 
Edhe pse më 26 prill personat nuk i kanë plotësuar kushtet, por përsëri kanë votuar, theksoi kryetari i Asociacionit Qytetar “MOST”, Darko Aleksov. 
 
REJHANE BUSHI-METAJ