Botë

Goditet një spital në Alepo, së paku 32 të vrarë

17.11.2016 10:15

Një spital, një qendër për grumbullimin e gjakut dhe disa autoambulanca janë goditur nga sulmet e forcave qeveritare të Sirisë në pjesën lindore të Alepos...

Shoqata e Mjekëve të Pavarur, e cila mbështet disa objekte në Siri, tha se Spitali i Fëmijëve Bajan është dëmtuar keq. 
 
Aktivistët thanë se së paku 32 njerëz, në mesin e tyre edhe fëmijë, janë vrarë në Alepo gjatë dy ditëve të fundit. 
 
Sulmet ajrore kanë rinisur të martën, pas një pauze trejavore të shpallur nga aleatja e Qeverisë siriane, Rusia. 
 
Alepo, dikur qendër komerciale dhe industriale e Sirisë, është e ndarë në dy pjesë qysh në vitin 2012, pjesa perëndimore kontrollohet nga forcat qeveritare, ndërsa ajo lindore nga rebelët që luftojnë regjimin.