Botë
Kryeministri japonez, Shinzo Abe, lideri i parë i huaj që takon Trumpin
17.11.2016 10:34
Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, është lideri i parë i huaj që takon presidentin e zgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump...

Abe, përpara se të nisej në udhëtim, tha se do që “të ndërtojë besim” dhe “të punojnë së bashku për begatinë dhe paqen botërore”.
Trump ka thënë më herët se Japonia duhet të paguajë më shumë për të mbajtur trupat amerikane në tokën e saj.
Ai po ashtu ka kritikuar një marrëveshje të madhe të tregtisë së presidentit në largim të ShBA-së, Barack Obama, me Japoninë dhe vendet e tjera të Paqësorit.
ShBA-ja dhe Japonia janë aleatë qysh nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.
Më shumë detaje për takimin e sotëm në Nju Jork nuk janë dhënë.
