Botë
Migrantët shkaktuan incidente në Hios
17.11.2016 11:50
Në kampin Suda në ishullin grek Hios gjatë natës erdhi deri në trazira midis migrantëve, të cilët pastaj shkaktuan incidente edhe nëpër qytet...

Migrantët dhe refugjatët, kryesisht nga Afrika, kanë djegur tenda, ndërsa mediat lokale lajmëruan se pjesa më e madhe e kampit është shkatërruar. Ata kanë thyer xhama të automobilave dhe të dyqaneve.
Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Athina, pas intervenimit të policisë, deri më tani janë arrestuar një numër i panjohur i migrantëve dhe refugjatëve.
Sipas ERT-së, mbrëmë në orën 23:00 një grup i migrantëve dhe refugjatëve kanë hyrë në një dyqan dhe kanë vjedhur një numër të madh të fishekzjarreve dhe i kanë ndezur nëpër qytet dhe në afërsi të shtëpive. Ata, gjithashtu, kanë gjuajtur me gurë ndaj automobilave në lëvizje. Policia e ka bllokuar rajonin dhe ka përdorur gaz lotsjellës./mia
