Botë

Gjermania planifikon të deportojë mbi 12.000 afganë

17.11.2016 12:03

Qeveria gjermane planifikon të deportojë 12.500 shtetas të Afganistanit, edhe krahas situatës së keqe në vendin e tyre...

Qeveria gjermane planifikon të deportojë 12.500 shtetas të Afganistanit, edhe krahas situatës së keqe në vendin e tyre, shkruan sot gazeta "Noje osnabruker cajtung".
 
Gazeta gjermane i referohet përgjigjes me shkrim të Qeverisë në pyetjen nga grupi parlamentar i partisë "E Majta".
 
Sipas vlerësimeve të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në Gjermani ka rreth 247.000 afganë.
 
Qeveria në Berlin konsideron se siguria këtyre personave do t'u garantohet në qytetet e mëdha afgane./mia