Botë
Obama në vizitën e fundit presidenciale në Gjermani
17.11.2016 12:26
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, po bën vizitën e gjashtë dhe të fundit si kryetar në Gjermani...

Obama ka arritur atje nga Greqia, mbrëmjen e 16 nëntorit.
Ai ka pasur një darkë private me kancelaren gjermane, Angela Merkel, përpara takimit të sotëm formal.
Të premten, Obama do të takojë në Berlin liderët e Francës, Italisë, Spanjës dhe Mbretërisë së Bashkuar, për të diskutuar marrëdhëniet trans-atlantike, pas zgjedhjes së Donald Trumpit president i SHBA-së.
Marrdhëniet midis SHBA-së dhe Gjermanisë janë përmirësuar dukshëm nën Obamën.
Berlini ka pasur shumë mosmarrëveshje me paraardhësin e Obamës, George W. Bush, në lidhje me luftën në Irak dhe politika të tjera.
Obama do të përfundojë udhëtimin e fundit si president me ndalesën në Peru. Ai do të kthehet në Uashington më 21 nëntor./evropaelire
