Botë

Banorët e Nju Jorkut heqin emrin e Donald Trump nga ndërtesat: Nuk ndihemi të sigurt

17.11.2016 13:49

Qindra banorë të Nju Jorkut kanë nënshkruar një peticion për heqjen e emrit të presidentit të zgjedhur Donald Trump, nga ndërtesat e tij...

Rreth 600 banorë të tri kullave me qira  të quajtura “Kompleksi Trump” (Trump Place) nënshkruan peticionin në internet.
 
Kompania që zotëron dhe menaxhon shërbimet për  qiramarrësit bëri publike se emri i Trump do të hiqet. Nga tani e tutje ndërtesat do të jetë të njohura nga adresat e tyre të rrugës, shkruan “The Telegraf”.
 
Një banore, Marjorie Jacobs, ka shprehur shqetësimin për sigurinë e saj mbi shfaqjen e emrit Trump me shkronja ari në ndërtesën e saj  në apartamentin luksoz.
 
"Ne nuk ndihemi të sigurt me emrin e tij në ndërtesë dhe mendojë se kjo do të shkaktonte konflikt midis banorëve”, tha ajo