Obama në vizitën e fundit presidenciale në Gjermani

17.11.2016 16:28

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama....

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, nga shteti helen ka udhëtuar drejt Gjermanisë, ku edhe po zhvillon vizitën e gjashtë dhe të fundit si kryetar.

Ai përpara takimit formal ka pasur një darkë private me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Të premten, Obama do të takojë në Berlin liderët e Francës, Italisë, Spanjës dhe Mbretërisë së Bashkuar për të diskutuar marrëdhëniet transatlantike pas zgjedhjes së Donald Trumpit president të ShBA-së.

Marrëdhëniet midis ShBA-së dhe Gjermanisë janë përmirësuar dukshëm nën Obamën. Berlini ka pasur shumë mosmarrëveshje me paraardhësin e Obamës, George W. Bush në lidhje me luftën në Irak dhe politika të tjera.

Obama do të përfundojë udhëtimin e fundit si president me ndalesën në Peru. Ai do të kthehet në Uashington më 21 nëntor.