Shqipëri, tensione në kuvend
Seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë është shoqëruar me mjaft tensione....

Seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë është shoqëruar me mjaft tensione.
Deputetët e PD-së nuk kanë lejuar të marrin fjalën në foltore ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, dhe kryeministri, Edi Rama, duke dashur që të fliste lideri historik i tyre, Sali Berisha. Dy incidentet kanë detyruar Gardën e republikës që të ndërhyjë, ndërsa seanca është ndërprerë dy herë. Fillimisht ishte Edi Paloka i cili nuk lejoi ministrin Beqaj të flasë dhe e shtyu për ta larguar nga foltorja.
Më pas ka qenë radha e ish-ministrit të Brendshëm, Flamur Noka, për të mos lejuar kryeministrin të flasë, pasi më parë duhet të fliste Berisha. Drejtuesja e seancës ka përjashtuar demokratin, Flamur Noka.
Pas këtij vendimi, në sallë janë dëgjuar fishkëllimat e deputetëve demokratë të cilët duket se nuk kanë qenë dakord.
Më pas kanë vazhduar replikat mes kryeministrit, Edi Rama, dhe paraardhësit të tij, Sali Berisha, të cilët kanë shkëmbyer akuza të ndërsjella.
