Maqedoni

Kreu i BFI-SEI uron Ahmetin për fitoren historike

28.04.2014 18:23

Kreu i Bashkësisë Fetare Islame, Sulejman ef. Rexhepi ka uruar me anë të një telegrami kreun e Bashkimit Demokratik për Integrim...

Kreu i Bashkësisë Fetare Islame, Sulejman ef. Rexhepi ka uruar me anë të një telegrami kreun e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, për siç e quan ai, fitoren historike në zgjedhjet parlamentare të së dielës.
 
Në telegram, ef. Rexhepi vlerëson urtësinë dhe eksperiencën politike të kreut të BDI-së dhe shprehet i bindur se, ajo do të vihet në shërbim të avancimit të çështjeve kombëtare dhe fetare.
 
“Jemi të bindur se Ju me urtësinë dhe me eksperiencën tuaj në rrafshin politik do të kontribuoni edhe më tej në avancimin e çështjeve kombëtare e fetare, të hapëroni shtigjeve që shpien vendin tonë drejt Familjes së Madhe Europiane. Dhëntë Zoti i Lartësuar që ky legjitimitet i besuar të jetësohet dhe materializohet në pushtetin ekzekutiv në të mirë të Kombit dhe Fesë, duke mos u përsëritur eksperienca e kaluar, ku ky pushtet sillej si nënë ndaj një komuniteti dhe si njerkë ndaj komunitet tjetër”, thuhet në telegramin e kreut të BFI-së.