Mosul, ISIS ka vrarë 300 pjesëtarë të Policisë irakiane

17.11.2016 18:33

Organizata për të drejtat e njeriut “Human Rights Watch” ka njoftuar se militantët...

Organizata për të drejtat e njeriut “Human Rights Watch” ka njoftuar se militantët e organizatës terroriste “Shteti Islamik” kanë vrarë mbi 300 ish-zyrtarë policorë të Irakut dhe i kanë varrosur ata në varrezë masive, jashtë qytetit Mosul.

Kjo organizatë njoftoi se varreza masive është zbuluar pranë fshatit Hamam al-Alil.

“Kjo është edhe një dëshmi e vrasjeve të tmerrshme masive në dhe përreth Mosulit”,- tha zëvendësdrejtori i “Human Rights Watch” për Lindjen e Mesme, Joe Stork.

Forcat irakiane, luftëtarët kurdë dhe aleatët e tjerë janë të angazhuar në një ofensivë të madhe ushtarake për rikthimin e Mosulit, i cili ka rënë nën kontrollin e “Shtetit Islamik” që në vitin 2014.