Shtyhet lënda e parë e PPS-së, i akuzuari Gruevski pas zgjedhjeve në gjykatë
Gjykata Shkupi 1 shtyn pas zgjedhjeve shqyrtimin e lëndës së parë të Prokurorisë Speciale.....

Gjykata Shkupi 1 shtyn pas zgjedhjeve shqyrtimin e lëndës së parë të Prokurorisë Speciale, ku të akuzuar janë: Nikolla Gruevski, Mile Janakievski, Daniella Rangellova dhe 11 persona të tjerë.
Arsye për mosparaqitjen e liderit të VMRO-DPMNE-së në gjykatë dhe të akuzuarve të tjerë është angazhimi i avokatit të tyre në dhomën e avokatëve dhe Ambasadën amerikane. Këtë e bëri publike gjykata në ueb faqen e saj. Më tej në kumtesë thuhet se një pjesë e të akuzuarve nuk kanë marrë padi. Pikërisht sot në gjykatë u paraqit i akuzuari i shtatë për të marrë padinë.
Edhe pse gjykata paraprakisht është shprehur se nuk do të japë detaje sa i përket procedurave, megjithatë kësaj radhe vendosi që të kumtojë se lënda e parë e speciales po shtyhet.
Gjykimi është caktuar për më 16 dhjetor. Prokuroria Publike Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj pesë të akuzuarve si nxitës, ndërkaq nëntë të tjerëve si realizues të dhunës, gjegjësisht nxitjes së sulmit nga përkrahës të VMRO-DPMNE-së, ndaj kryetarit të komunës Qendër, Andrej Zhernovski, dhe këshilltarët opozitarë, me qëllim të shtyrjes së seancës për më 7 qershor të 2013-ës, për interesa partiake. (Meral Ismaili, TVM2)
