Dy parti më pak në garën zgjedhore, gjykata hedh poshtë paditë e PSDSM-së dhe LPM-së
Gjykata Administrative ka refuzuar të gjitha paditë e Partisë Social-demokratike dhe Lëvizjes Popullore për listat e kandidatëve të zgjedhjeve më 11 dhjetor.

Gjykata Administrative ka refuzuar të gjitha paditë e Partisë Social-demokratike dhe Lëvizjes Popullore për listat e kandidatëve të zgjedhjeve më 11 dhjetor.
Partitë u ankuan në Gjykatën Administrative, pasi KShZ i hodhi poshtë të gjitha listat e kandidatëve të tyre për shkak të mangësive dhe parregullsive. Kështu edhe zyrtarisht mbeten vetëm 11 parti për garën zgjedhore, BDI, PDSh, PPD, BESA dhe Koalicioni “Aleanca për shqiptarët”, të cilën e përbëjnë Lëvizja për reforma – PDSh, UNITETI dhe RDK, Koalicioni “Për një Maqedoni më të mirë” e kryesuar nga VMRO-DPMNE, Koalicioni opozitar i LSDM-së, Koalicioni për ndryshime dhe drejtësi, Koalicioni “VMRO për Maqedoninë” dhe PL si dhe “E majta”.
Partitë dhe koalicionet tashmë po bëhen gati për mitingje dhe takime me qytetarët. BDI fushatën do ta fillojë në Likovë, VMRO-DPMNE dhe Koalicioni “Për një Maqedoni më të mirë” si zakonisht në Ohër, LSDM dhe partitë e koalicionit në Prilep.
