Botë
Të paktën katër të vdekur gjatë fatkeqësisë në një minierë në Turqi
18.11.2016 09:44
Të paktën katër persona humbën jetën sot gjatë rrëshqitjes së tokës në një minierë në afërsi të qytetit Shirvan...

Të paktën katër persona humbën jetën sot gjatë rrëshqitjes së tokës në një minierë në afërsi të qytetit Shirvan në provincën juglindore turke Sirt.
Siç lajmëroi televizioni Si-En-En Turk, nën rrënoja në minierë kanë mbetur të ngujuar edhe dhjetë minatorë.
Në vendin e fatkeqësisë kanë arritur ekipet e ndihmës së shpejtë dhe ekipet shpëtuese, të cilët janë në kërkim të minatorëve të ngujuar./mia
