Botë

Irak: Nga sulmi vetëvrasës në një dasmë, 16 vetë të vrarë

18.11.2016 10:05

Zyrtarët thonë se nga një sulm vetëvrasës me makinë bombë në një dasmë në Irak, janë vrarë së paku 16 vetë dhe plagosur më se 30 të tjerë...

Ky sulm i mbrëmshëm në provincën Anbar, në perëndim të kryeqytetit Bagdad, ishte i treti me radhë këtë javë.
 
Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë e menjëhershme për këtë sulm, megjithqë për valën e sulmeve të fundit vetëvrasëse në Irak janë fajësuar militantët e Shtetit Islamik./evropaelire