Botë

Rritet tensioni mes migrantëve në Hios

18.11.2016 11:07

Rritet shqetësimi në lidhje me situatën në ishullin Hios pas incidenteve në qendrën e pranimit në Suda...

Rritet shqetësimi në lidhje me situatën në ishullin Hios pas incidenteve në qendrën e pranimit në Suda, kur migrantët shkatërruan pjesë të madhe të kampit, e pastaj kanë shkaktuar trazira dhe në qytet, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Athina.
 
Gazeta "Katimerini" informoi se akoma nuk është e qartë se si saktë kanë filluar trazirat. Policia greke kumtoi se ka arrestuar 37 migrantë pas trazirave në të cilat janë vënë edhe zjarre.
 
Sipas burimeve të policisë, problemet kanë filluar të mërkurën vonë pasdite, kur migrantët, gjoja kanë vjedhur dy dyqane lokale, me ç'rast kanë vjedhur mjete piroteknike dhe alkool. Atëherë ata gjoja kanë ndezur fishekzjarre në afërsi të kampit, duke i frikësuar banorët përreth.
 
Më vonë, sipas policisë, grupi prej rreth 100 migrantëve kanë vendosur barrikada në rugën në afërsi të qendrës së pranimit dhe kanë filluar të hedhin gurë dhe mjete piroteknike në afërsi të njësiteve policore. Policia i është kundërpërgjigjur sulmit në hapësirat e kampit.
 
Vullnetarët të cilët punojnë me migrantët në ishull, megjithatë japin version ndryshe për ngjarjet dhe pohojnë se anëtarë të grupeve ekstrem të djathta e kanë sulmuar qendrën, duke hedhur gurë dhe i kanë provokuar migrantët që të përgjijen. Njësitet policore për parandalim të trazirave pastaj kanë hyrë në qendër që ta vendosin rend.
 
Kjo është hera e tretë për një muaj në këtë qendër pranimi të ketë trazira dhe zjarre. Javën e kaluar nga tendat në qendër janë përmbytur pas reshjeve të mëdha.
 
Në kampin në Suda dje kanë mbetur rreth 1.000 migrantë, ndërsa qindra janë shpërngulur për shkak të dëmeve të shkaktuara nga trazirat.
 
Prefekti i Hios, Manolis Vurnus dje ka kontaktiar me ministrin e Migracionit, Janis Muzalas para se të largohet për në Bruksel, diuke kërkuar që të mbyllet qendra e pranimit në ishull.
 
Paraprakisht këtë muaj, Muzalas premtoi se qendra do të mbyllet dhe migrantët do të transferohet në objekt të ri më të madh, por ai njëherë duhet të vijë./mia