Maqedoni

PPS shpalos rastin e ri hetimor “Target”, Janeva: DSK ka përgjuar në mënyrë joligjore

18.11.2016 12:50

Prokuroria Speciale sot përmes një konference për media shpalosi lëndën e re hetimore të cilën e quajti “Target”...

Prokuroria Speciale sot njoftoi se përgjimet e paligjshme janë realizuar përmes tre sistemeve të ndryshme.
 
Në  operacionin “Target” janë të dyshuar gjithsej 10 persona, të punësuar aktual dhe ish të punësuar në Drejtorinë e Sigurisë dhe Kundërzbulimit.
 
I dyshuari i parë i cili ka qenë në pozitë udhëheqëse në Drejtori ka dhënë urdhra për ndjekjen e fellës politike, fellës së biznesit dhe atë të gazetarëve në Maqedoni.
 
Në ndërkohë i dyshuari i dytë në koordinim me të dyshuarin e parë, por dhe në mënyrë vetanake, ka organizuar procesin e përgjimit.
 
Ai ka qenë i informuar me të gjitha emrat dhe paswordet për përgjim dhe ndjekjen e personave të targetuar, dhe përveç që ka dhënë urdhra, ai vetë ka futur numra telefonash për të cilat nuk ka pasur urdhëresë gjyqësore. 
 
Me këtë rast, prokurorja speciale, Katica Janeva, në fillim të konferencës tha se me përgjimet e paligjshme të cilat janë bërë në periudhën prej vitit 2008 deri në vitin 2015 nuk është respektuar privatësia e qytetarëve.
 
Çdo qytetar duhet ta dijë se shteti ka përgjegjësi të dyfishtë, që do të thotë të përmbahet nga ndërhyrja e paligjshme në privatësinë e qytetarit, si dhe t’i mbrojë të njëjtit nga ndërhyrjet e paligjshme nga ana e personave të tretë. 
 
Prokurorja speciale, Katica Janeva, tha gjithashtu se ky obligim nuk është respektuar, por, përkundrazi, është keqpërdorur nga ana e DSK-së, nga personat e punësuar në këtë drejtori.
 
Them publikisht se askush nuk mund të më ç’bind dhe as nuk mundet të ndikojë në punën time dhe detyrën që kam para vetes.
 
Unë ndjej një përkrahje të fortë nga opinioni. Nuk do të hesht për asnjë parregullsi, ka thënë prokurorja speciale, Katica Janeva, në konferencën e sotme për mjetet e informimit, ku shpalosi lëndën e re hetimore të quajtur “Target” për përgjimet e paligjshme në një periudhë të caktuar kohore, që nga viti 2008 deri në vitin 2015.