Botë
Një person është vetëdjegur në një bankë në Australi, janë lënduar 26 persona
18.11.2016 13:04
Të paktën 26 persona janë lënduar, prej të cilëve gjashtë janë në gjendje kritike, kur një burrë është vetëdjegur në një bankë plot me njerëz në Australi...

Policia kumtoi se burri ka hyrë në filialin e bankës Komonvelt në Melburn, duke mbajtur lëng djegës, ndërsa sipas informatave jozyrtare ai është spërkatur me lëngun dhe është vetëdjegur
Një dëshmitar ka deklaruar se ka dëgjuar shpërthim të fuqishëm dhe britma të fëmjëve.
Policia e hulumton motivin e incidentit dhe nëse bëhet fjalë për terrorizëm./mia
