Botë

Djaloshi shqiptar takon Obamën

18.11.2016 15:09

Të gjithë e mbajnë mend Aleksin, djalin 6-vjeçar nga Shqipëria i cili i shkroi një letër presidentit Barack Obama...

Të gjithë e mbajnë mend Aleksin, djalin 6-vjeçar nga Shqipëria i cili i shkroi një letër presidentit Barack Obama, ku ofroi ndihmën e tij dhe të prindërve një bashkëmoshatari të tij në Alepo, i cili ra pre e luftës.
 
Djaloshi sirian u bë i njohur për shkak të plagëve të marra, ndërsa Aleksi për zemërgjerësinë e tij dhe kërkesën e veçantë drejtuar Presidentit të Shteteve të Bashkuara.
 
Kërkesa e tij nuk ra në vesh të shurdhër. Për humanitetin e treguar, presidenti Barack Obama bëri një ftesë të veçantë. Në Shtëpinë e Bardhë, ku ai pret liderë botërore, këtë herë Obama hapi dyert për Aleksin, djaloshin e vogël që diti të respektonte protokollin e veshjes. 
 
“Dukesh shumë bukur me këtë kostum. Je treguar shumë i sjellshëm dhe i mirë. Shpresoj që thirrja jote të ketë frymëzuar njerëzit kudo që ata janë”, tha Obama.
 
Aleksi u shoqërua nga prindërit dhe motra e tij e vogël Catherine, ku në fund të gjithë shkrepën së bashku një fotografi./Top Channel