Maqedoni

Konferencë shkencore në UT “Drejtësia dhe sfidat në proceset eurointegruese”

18.11.2016 16:50

Mbi 100 studiues nga e gjithë bota janë mbledhur në Universitetin e Tetovës për të diskutuar rreth drejtësisë dhe sfidave në procesin e integrimeve euroatlantike...

Mbi 100 studiues nga e gjithë bota janë mbledhur në Universitetin e Tetovës për të diskutuar rreth drejtësisë dhe sfidave në procesin e integrimeve euroatlantike, të organizuar nga Fakulteti juridik pranë UT-së.
 
Qëllimi i kësaj konference është ngritja e nivelit të dijes në lëminë e drejtësisë.
 
“Ky organizim është njëri ndër aktivitetet e shumta të punës sonë të përbashkët me UT-në. Pa dyshim që e drejta, politika publike, gazetaria, veprimtaria administrative, marrëdhëniet ndërkombëtare kanë rëndësi të veçantë në kuadër të funksionimit të një shteti ligjor dhe meritojnë një studim më të veçantë”,- deklaroi dekani i Fakultetit juridik, Ferat Polisi.
 
“Ky projekt ka gjetur mbështetje të fuqishme nga hulumtuesit dhe nga stafi akademik nga vendi dhe jashtë. Qëllim i konferencës ka për synim që të sjellë në një projekt shkencor të gjithë punonjësit, akademikë, hulumtues shkencorë, me qëllim të gjenerimit të punimeve dhe ideve”,- u shpreh koordinatori, Naser Ademi.
 
Prodekani për arsim, Reshat Qaili, tha se UT do të jetë gjithmonë mbështetëse e konferencave shkencore.
 
Me këtë rast u promovua edhe vëllimi i pestë dhe i gjashtë i revistës “Justicia”, e cila në vete përmban punimet e ndryshme shkencore nga konferencat paraprake.
 
VISAR SADIKI