PARASHIKIMI I MOTIT

Rreshjet e shiut edhe sot prezente në vendin tonë

29.04.2014 10:33

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej pesë deri në 10, ndërsa e ditës prej 15 deri në 22 gradë Celsius…….

Moti në Maqedoni do të jetë kryesisht i vranët, paradite me më shumë periudha dielli, ndërsa pasdite me shi të përkohshëm lokal, vranësira të rritura dhe me kushte për paraqitjen e jostabilitetit me shi të vërshueshëm dhe vetëtima.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej pesë deri në 10, ndërsa e ditës prej 15 deri në 22 gradë Celsius.

Në Shkup moti nesër paradite do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha dielli dhe shi të përkohshëm lokal, ndërsa pasdite me vranësira të rritura, jostabilitet, me shi të vërshueshëm dhe me vetëtima. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në nëntë gradë Celsius, ndërsa e ditës do të ngjitet deri në 18 gradë Celsius.

Gjatë ditëve të vijim do të mbizotërojë mot me vranësira të ndryshueshme me periudha të përkohshme dielli, por edhe me shi të përkohshëm. Në orët e pasdites do të ketë kushte për paraqitjen e jostabilitetit, me shi të vërshueshëm i shoqëruar me vetëtima. Temperatura në krahasim me ditët e tjera nuk do të ndryshojë shumë.