Poposki në konferencën e Këshillit atlantik të SHBA-së
Ministri Poposki do të marrë pjesë në panelin "Konsolidimi i jugut të Evopës", në të cilin do t'i prezantojë këndvështrimet e Republikës së Maqedonisë në BE dhe NATO në kontekst të realizimit të përshpejtuar të qëllimeve të rëndësishme strategjike të politikës së jashtme…….

Me ftesë të kryetarit të Këshillit Atlantik të SHBA-së, Frederik Kempi, ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki sot dhe nesër do të marrë pjesë në konferencën "Drejt Evropës së plotë dhe të lirë", në Uashington.
Në konferencë, në të cilën siç kumtoi Ministria e Punëve të Jashtme, pritet pjesëmarrja e një numri të madh liderësh dhe ekspertësh nga bota e politikës së jashtme dhe sigurisë, do të shënohet 25 vjetori i rënies së Murit të Berlinit dhe 10-vjetori nga zgjerimi historik i BE-së dhe NATO-s, ndërsa njëherit do të shqyrtohen edhe perspektivat e integrimeve euroatlantike.
Ministri Poposki do të marrë pjesë në panelin "Konsolidimi i jugut të Evopës", në të cilin do t'i prezantojë këndvështrimet e Republikës së Maqedonisë në BE dhe NATO në kontekst të realizimit të përshpejtuar të qëllimeve të rëndësishme strategjike të politikës së jashtme.
Në margjinat e Konferencës, ministri Poposki do të realizojë disa takime me ministra të punëve të jashtme dhe me përfaqësues të lartë të SHBA-së, BE-së dhe rajonit të Evrops Juglindore.
