Maqedoni

Gjendja e rrugëve

19.11.2016 12:36

Komunikacioni në rrugën magjistrale A-3 Resnjë - Manastir - Prilep, i cili ishte i bllokuar në vendin e quajtur "Bair", nfa ora 09:05 është i kalueshëm...

Në aksin rrugor A2 Mavrovë - Dibër (Ura e Boshkos - Kosovrast) për shkak të asfaltimit të rrugës do të ketë ndërprerje të përkohshme të komunikacionit prej orës 12:00 deri në orën 16:00. Në varshmëri nga nevojat do të lëshohen vetëm automjetet prioritare (Ndihma e shpejtë, njësiti i zjarrfikësve dhe policia).
 
Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndalesa, nëpër rrugë kryesisht të thata.
 
Në fuqi është obligimi ligjor për posedimin e pajisjeve dimërore në automjet, pa e marrë parasysh gjendjen momentale të motit. Ky obligim do të zgjasë deri më 15 mars të vitit 2017.
 
Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. Ky informacion ka të bëjë vetëm për vendkalimet e Maqedonisë.
 
LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Veçanërisht kujdes duhet pasur nëpër grykat ku ekziston mundësia për paraqitjen e rrëshqitjeve të dheut të cilat në disa vende mund ta pengojnë lëvizjen e shoferëve.
 
Në rrugën magjistrale A2, aksi Nagoriçani i ri - Stracin duke filluar nga 13.10 2016 do të bëhen matje gjeodezike nga ana e firmës PRO-GEO. Matjet do të kryhen çdo ditë pune (e hënë - e premte) nga 08:00 -16:00 në periudhë prej 13.10 2016 deri në 30.12.2016. Në vendin ku do të zhvillohen punët do të vendoset sinjalizim qarkullimi. 
 
- Nga 19.10.2016 në bazë të miratimit  0302-737/X Strabag AG ndërsa lidhur me projektin e miratuar të komunikacionit për rehabilitimin e rrugës shtetërore A1, seksioni Kumanovë - Milladinovci është bërë ndryshimi kohor i regjimit të komunikacionit nga km 15+500 deri në 20+500 pas pikës për pagesë Romanovc komunikacioni zhvillohet nëpër korsin e djathtë, ndërsa korsia tjetër është mbyllur për komunikacion ku dhe është vendosur sinjalizimi për ndryshimin e përkohshëm të komunikacionit.
 
LAMM njofton se nga data 09.08.2016 gjatë ndryshimit kohor të regjimit të komunikacionit në rrugën magjistrale A1, aksi Veles-Katllanovë gjatë sanimit, vendosjes së sinjalizimit dhe shënimit të tunelit Strazhë, është kryer ndryshim kohor i regjimit të komunikacionit menjëherë para tunelit për komunikacion është mbyllur korsia e majtë (e shpejtë) ndërsa komunikacioni zhvillohet në korsinë e djathtë (të ngadaltë) për komunikacion, ndërsa në vetë tunelin komunikacioni zhvillohet nëpërmjet korsisë së majtë. 
 
Nga firma ndërtimore SHA "Ilinden" - Strugë njoftojnë se në Rrugën shtetërore A3 aksin Resnjë -­ Bukovë, janë duke u zbatuar punë ndërtimore, rehabilitim i aksit rrugor, të cilat është parapara të zgjasin deri në nëntor të vitit 2016. Për shkak të kësaj, në aksin e theksuar zbatohet ndryshim i regjimit të komunikacionit i cili në pjesë të caktuara zhvillohet në një korsi ku janë vendosur semaforë të cilët parashikojnë qëndrim në komunikacion prej 3 deri në 5 minuta.
 
Nga firma ndërtimore Granit njoftojnë se prej 20.06.2016 është vendosur ndryshim kohor i regjimit të komunikacionit në rrugën magjistrale A3, udhëkryqi te f. Kadrifakovë udhëkryqi te f. Tre Çezmat. Rikahëzimi i komunikacionit është nëpërmjet rrugës rajonale P526.
 
Nga firma ndërtimore KEDING njoftojnë se në aksin rrugor Gostivar - Kërçovë në 2 km para qafës malore të Strazhës, për shkak të kryerjes së punimeve (sanim të urës) qarkullimi zhvillohet në një korsi. Është vendosur sinjalizim përkatës qarkullimi dhe sinjalizim me drita në rrugë.
 
Në aksin rrugor drejtimi A3 Manastir - Makazi pas kryqëzimit me fshatin Rotinë në drejtim të Makazit kryhen punët ndërtimore në njërën korsi. Komunikacioni zhvillohet pëmes dy korsive tjera. Rekomandohet kujdes në këtë pjesë.
 
Sipas projektit të komunikacionit nr. teknik. 155/2015 për ndryshim kohor të komunikacionit në aksin rrugor Shkup Milladinovc - Kumanovë komunikacioni do të zhvillohet (në të djathtë pas pikës pagesore Milladinovc) përmes autostradës Kumanovë - Veles deri te aeroporti Aleksadandri i Madh deri te ndërprerja e autostradës Veles - Kumanovë.
 
"SHA Granit SH.A Shkup - Ndërtim i ulët Lindje nga 11.12.2015 filloi me rikonstruimin dhe ndërtimin e autostradës pjesa Smokvicë ­ Gjevgjeli, si pjesë e Korridorit 10. Ju njoftojmë se komunikacioni zhvillohet nën regjim kohor".
 
Shoqëria ASFALT SHPK Shkup njofton se për shkak të vazhdmit të punëve ndërtimore për ndërtimin e sistemit elektronik për pagesë të stacionit pagesor Romanovce, në rrugën shtetërore A1, rruga Kumanovë - stacioni pagesor Romanovce dhe anasjelltas, qarkullimi zhvillohet në pajtim me miratimin për ndryshimin e përkohshëm të regjimit të qarkullimit, të lëshuar nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve të Republikës së Maqedonisë nga 25.05.2016. Lënda e qarkulimitn është e vlefshme 6 muaj lloogaritur nga dita e lëshimit të miratimit. 
 
Shoqata ndërtimore "Granit' SH.A Shkup (Shën Nikollë ­ Shtip) kryen punë ndërtimore në rrugën magjistrale A4, pjesa Sveti Nikollë - ­Shtip nga 26+386,00 deri në 47+107,00 km. Planifikohet mbyllje e plotë deri në përfundimin e plotë të aktiviteteve (periudhë prej 2 viteve) në pjesën në shtrirjen km 28+520 (Shën Nikollë) deri në km 38+500 (seksioni Kadrifakovë) me riorientim të komunikacionit përmes rrugës rajonale P 1204. 
 
Për shkak të kryerjes së aktiviteteve ndërtimore në rrugën shtetërore A3 pjesa Veles­-Kadrifakovë komunikacioni zhvillohet nën regjim të përkohshëm të komunikacionit edhe atë:
 
- nga fundi i korsisë së tretë (deponia Veles) deri te f. Lozovë dhe
 
- nga f.Lozovë përmes f. Saramzalinë deri te seksioni Kadrifakovë.
 
LAMM i paralajmëron drejtuesit e automjeteve të jenë të kujdesshëm me shpejtësi të zvogëluar të automjeteve në vendet në të cilat kryhen punime në rrugë dhe t'u përmbahen udhëzimeve nga sinjalizimi i sapovendosur rrugor.
 
Shërbimi për ndihmë dhe informata në rrugë (02) 15 555./Mia