Botë
SHBA, këshilltari i trump pro ekstradimit të Gylenit
19.11.2016 14:02
Ekipi i Donald Trump, ka sugjeruar se Washingtoni duhet të përmirësojë marrëdhëniet me Ankaranë...

Ekipi i Donald Trump, ka sugjeruar se Washingtoni duhet të përmirësojë marrëdhëniet me Ankaranë, duke ekstraduar Fetullah Gylenin, e akuzon për përpjekje të grusht shtetit në muajin korrik në Turqi.
Gjeneral lejtënant, Michael Flynn, ish-drejtor i Agjencisë së Inteligjencës, emërimi i të cilit për këshilltar të sigurisë kombëtare u njoftua të premten, e përshkroi Fetullah Gylenin, në faqen e tij të blogut në gazetën The Till si një “mullah Islamik në hije që banon në Pennsylvania”, i cili “fsheh një agjendë radikale islamike”.
"Rrjeti global i Gylenit ka që të gjitha shenjat që përmbajnë përshkrimet për një rrjet të fjetur të rrezikshëm të terrorit. Nga pikëpamja e Turqisë, Washingtoni po e mban një Osama bin Laden të Turqisë” ka shkruar Flynn në ditën e zgjedhje. “Ne nuk duhet t’i ofrojmë atij një bazë të sigurt”.
Flynn ka thënë se ithtarët e Gylenit ishin donatorë të Fondacionit Clinton, një bamirësi globale që udhëhiqet nga familja e rivales demokrate të Trumpit, Hillary Clinton.
“Ka ardhur koha që ta shohim më mirë rëndësinë e Turqisë” ka shkruar ai. “Na duhet ta përshtatim politikën tonë të jashtme për ta pranuar Turqinë si prioritet. Ne duhet ta shohim botën nga perspektiva e Turqisë".
Pas komenteve të Flynn, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan e ka cilësuar fitoren e Trump “si një epokë të re” të marrëdhënieve të Ankarasë me Washingtonin dhe ka shtuar kërkesën për ekstradimin e menjëhershëm të Gylenit, që prej zgjedhjeve të 8 nëntorit.
