Maqedoni
Demir Hisar, zjarr në objektin e vjetër të spitalit psikiatrik
19.11.2016 15:00
Mbrëmë para mesnatës është përfshirë nga zjarri objekti i vjetër i Spitalit Psikiatrik në Demir Hisar....

Siç njoftoi policia është djegur kati i parë dhe nënkulmi i repartit që mëparë ka qenë i vendosur reparti i grave i këtij Spitali.
Dëmi material dhe shkaqet për përfshirjen në flakë të këtij objekti do të konfirmohet në mënyrë shtesë, ndërsa nuk ka pësuar asnjë person, pasi objekti ka qenë i zbrazur dhe në të nuk ka pasur energji elektrike.
Objekti aktualisht është në pronësi të komunës, e cila para ca kohe kishte vendosur një të pa strehë, por në momentin e zjarrit edhe ai nuk ka qenë i pranishëm në objekt.
