Maqedoni

Programet parazgjedhore, të rinjtë kërkojnë të jenë në fokus të partive

19.11.2016 15:34

Në prag të fillimit të fushatës parazgjedhore, të rinjtë apelojnë partitë politike që tu jepet më shumë hapësirë në programet partiake...

Sipas Irena Stojanovska entuzijazmi për ndryshime në shoqëri ekziston tek të rinjtë. 
 
“Ajo që është e rëndësishme që partitë politike të kenë parasysh është se entuzijazmi për ndryshime në shoqëri ekziston tek të rinjtë. Entuzijazmi në shoqëri është i rëndësishëm se si do të zhvilloheshin të rinjtë pasiqë, ajo që neve na dallon nga një kategori tejtër e njerëzve është se ne kemi nevojë për forma të bashkveprimit”, tha Irena Stojanovska.
 
Të rinjtë thonë se edhe në të ardhmen duhet dëgjuar zëri I tyre dhe të konsultohen për reformat në procesin arsimor. Ndërkohë që për më shumë vëmendje apelojnë edhe personat me pengesa në zhvillim që të mund ato më lehtë të integrohen në shoqëri.
 
“I gjith procesi arsimor pamarparasyh se a bëhet fjalë për arsim të mesëm apo të lartë, madje edhe fillor, të jetë gjithpërfshirës, gjegjësisht ti përfshijë të rinjtë gjatë krjimit të këtij procesi me qëllim që të shihen dëshirat e tyre reale, nevojat që I mungojnë atyre, çfarë ata dëshirojnë të mësojnë dhe si më tutje ata do të mund që këtë ta shfrytëzojnë”, tha Aleksandra Filipova.
 
“A do të mund që ndonjëherë të emërojnë ministër ose në cilindo post ta lartë shtetëror person me aftësi të kufizuara. Kur këtë do të mund ta bënte ndonjë parti politike, atëherë do të më bindte mua se dëshiron të bëjë ndryshime”, tha Ema Ananievska.
 
Gjithashtu u ftuan të rinjtë që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës, pasi e drejta e votës është e drejtë legjitime e çdo kujt. Komentete  tilla janë bërë në kuadër të debatit nën organizim të organizatës ‘Njerëzit për Njerëzit’.
 
MERALE ISMAILI