Maqedoni

MPB:1141 vjedhje në shkup brenda vitit, koha e “preferuar”, gjatë orarit të punës

19.11.2016 16:04

Vjedhësit operojnë me të madhe në kryeqytetin tonë. Vetëm për 9 muajit e fundit në territorin e Shkupit janë kryer gjithësej 1 mijë e 141 vjedhje...

Vjedhësit operojnë me të madhe në kryeqytetin tonë. Vetëm për 9 muajit e fundit në territorin e Shkupit  janë kryer gjithësej 1 mijë e 141 vjedhje, prej të cilave 1.043 janë vjedhje të rënda, ndërsa 98 të lehta. Para, flori, aksesore të shtrenjta shtëpiake, suvenire dhe teknikë të bardh, janë mallërat më të preferuara e vjedhësëve, thonë nga MPB.
 
“Në të shumtën e rasteve vjidhen florinj, para kryesisht  deviza, suvenire të ndryshme ,  ora të shtrenjta, fotoaparate, kamera, laptopa, kopjutera dhe celulara. Pra vjedhësit marrin gjëra të lehta që u mundësojnë të largohen më shpejt nga vendi i krimit. Por ka pasur raste kur janë vjedhur dhe televizora dhe gjëra tjera te  mëdha. Shtëpitë e venbanimeve  urbane dhe banesat e katëve të poshtëm janë më së shumti në “shënjestar “e hajdutëve”, tha Biljana Milevska,kryeshefe e MPB-së.
 
Vjedhjet nuk kanë një sezonë të caktuar, ato vazhdojnë  gjatë gjithë vitit. Në të kaluarën periudha më e preferuar për vjedhësit ishte periudha e pushimeve verore apo dimërore, kur e gjithë familja nuk ishte në shtëpi me ditë të tëra dhe kjo mundësonte planifikim më të gjatë të vjedhjes. Por tani vjedhësit operojnë gjatë gjithë vitit, megjithatë në orare të preferuara, gjatë orëve kur të zotët e shtëpisë janë në punë. Qytetarët e anketuar thonë se nuk ndjehen të sigurtë se organet e rendit mund ti mbrojnë nga vjedhësit dhe më shumë preferojnë të lënë një anëtar në shtëpi  kur dalin jashtë saj. 
 
“Nuk e lemë vet shtëpin asnjëherë, patjetër dikush me qenë në shtëpi”...
 
“Nuk ka ndonjë metodë të saktë, thjesht mbyllim deren me çelës  si gjithmon dhe lutemi normalisht të mos jemi pre e hajdutëve”...
 
“Ne në fshat shtëpitë i mbrojmë me qen. Tani ka kompani të ndryshëm të sigurimeve që mund të ndihmojn në këtë rast. Unë personalisht nuk e lë shtëpin vet, nga frika se na  vjedhin”, thanë qytetarët.
 
Ka shumë mënyra të tjera të ruajtjes së shtëpisë pa lënë njerëz brenda. Dyert e blinduara apo alarmet janë përzgjedhja e qytetarëve. Por tashmë vjedhësit janë bërë po aq të zgjuar sa edhe teknologjia që përdoret kundër tyre dhe jo gjithnjë alarmi është pengesë për ta. Kamerat e sigurisë janë një mënyrë e re për të ruajtur shtëpinë
 
“Qytetarët te ne nuk janë aq të vedijshëm se sa duhen kamerat për mbrojtjen e shtëpive por ka interesim, jo aq  madh. Ata të cilat janë hasur me probleme të tilla, me çështjen e siguris, vjedhjeve të ndryshme të banesave, magacineve, kafiterive etj janë ata të cilat më së shumti vendosin kamera, ata të tjerët ende nuk janë të vetdijshëm”, tha Visar Neziri, shitësi i vido-audio pajisjeve.
 
Ndonëse nuk ka rregulla, një fqiu i mirë, do të thote dhe shtëpi të sigurt. Andaj MPB u apelojnë qytetarëve të ndërtojnë mardhënie të mira fqinjësore dhe  të mos postojnë fotogragi në rrjetet sociale me të cilën do të kishin treguar se shtëpinë e kanë lën bosh dhe të mos lejnë gjëra të shtrenjta në shtëpi. 
 
REXHEP QAMILI