Maqedoni
Zgjedhjet 2016, qytetarët presin të fillojë fushata për të vendosur
19.11.2016 16:34
Kanë mbetur edhe 3 javë që qytetarët e vendit të vendosin se për cilën parti do të votojnë ne zgjedhjet e 11 dhjetorit...

Përveç aktivistëve partiakë të cilët tashmë e dinë se për kë do të votojnë, ka një pjesë të madhe të qytetarëve që presin të dëgjojnë platformat e partive politike për të vendosur se për cilin subjekt do të japin votën e tre në këto zgjedhje.
Qytetarët e anketuar nga TVM 2, thonë se ende presin të fillojë fushata por numri më i madh i qytetarëve që pranuan të flasin para mikrofonit tonë, ishin pikërisht të pavendosurit.
“E kemi të vështirë të vendosim se për cilën parti do të votojmë , nuk dimë se cfarë të bëjme edhe ne kemi ngelur askund... Sa eshtë puna për vota ne rregull si të votojm aq kryhet . Nuk di edhe ne cfarë të bëjme jemi të tollovitur”...
“Për asnjanën parti nuk do të votojë hiq”…
“Ende nuk kanë fillu debatet dhe fushata ti shohim dhe pastaj do vendosim”…
“Cfar partie Bre?”…
“I kemi ndëgju 10 vjet nuk kemi cfarë do ti degjojmë”…
“Apsolutishtë nuk kam besim ne askand por ende nuk jemi të vendosur ka kohe edhe pak”...
“Vështir e kemi por me të vertet nuk kemi për ke të vendosim. "Mendoni se nuk keni për kë të votoni"? As tash edhe do të shkonë një kohë e gjatë dhe nuk do të ketë ndonjë ndryshim”...
“Ne nuk do të votojmë për askënd x e kanë të gjithë”...
“Të ju them të drejtën ende nuk kam vendosur dhe as që kam menduar a ata apo këta . Do i shohim në fushtat dhe kur do vjen koha do të votojmë”...
“Nuk kam asnjë ide se për cilën parti do të votoj. E kemi të veshtirë të vendosim”, thanë qytetarët e anketuar.
Partitë tani kanë 3 javë kohë të përfitojnë me ofertat e tyre politike pikërisht numrin e qytetarëve që ende nuk janë përcaktuar se për kë do ta japin votën e tyre. 11 subjekte politike, prej tyre 5 koalicione, janë tashmë në garë me kohën për të përfituar votuesit.
REJHANE BUSHI METAJ
