Maqedoni

Familja Qaili jeton në kushte tejet të vështira

19.11.2016 17:02

Familja 5 anëtarëshe Qaili nga Buteli i Shkupit, jeton në kushte tejet të vështira...

Kësaj familje i mungon gjithçka për jetë normale. Ajo jeton në një shtëpi të vjetruar, me mure të plasaritura dhe plot lagështi. 
 
“Ka të krisme të çame, si u bë këto dit tërmeti katastrof, në tana ant mo pik. Kur bjen shi, fryn era ato krejt pikojn, pik shiu brenda, si ra shi kuzhina u ba uj deri te sodoperat mrrini uji”, tha Lumturije Qaili.
 
Lagështia siç thot kryefamiljarja e kësaj familjeje, ndikon edhe në shëndetin e fëmijëve të cilët vazhdimisht kanë probleme shëndetësore
 
“Kjo ka bronhit, ajo tjetra ka infeksion në sy.I morra do masta po nuk kisha të holla me i pagu, aq sa i pata, nuk di qka të bëj”, u shpreh zonja Qaili.
 
Lumturia si çdo nënë nuk lejon që fëmijët e sajë të flenë të uritur, por në mungesë të kushteve ajo nuk është në gjendje tu përgadis as ushqimin që ua falin humanistët, pasi i mungon edhe shporeti.
 
“Çeshtu e baj nji makarona i zij, sa për me e kalua natën, me nji plloç, po ajo ban shum pak po i yi diqysh me kapërci natën. Krejt mungojn, shporeti nuk më punon nuk kam ku të pjeki buk, katastrof i kam kushtet”, tha zonja Qaili.
 
Kjo familje ka vështërsi edhe për sigurimin e ngrohjes në këto ditë të ftohta dimri.
 
“Dru aspak skam, në kojshi i kam marr do drrasa sepse fëmijëve u vinte ftoht”, shtoi zonja Qaili. 
 
Kryefamiljari ka probleme me veshkët prandaj edhe e ka të vështirë të punoj megjithse përpiqet që me aq sa mundet të siguroj të paktën bukën e gojës.
 
“Burri i smur prej veshkës, nuk dij qka të bëj”, tha zonja Qaili.
 
Kjo familje shpreson në ndihmën e bëmirësve, që edhe tre fëmijët e tyre të mund ti gëzohen jetës. 
 
“Ata që na shikojnë dhash Zoti dikush të na ndihmojë. Të paktën dy dhoma ti kem do të isha e kënaqur, vetëm të mos pikojë të mos mi lag fëmiët” u shpeh ajo.
 
Burim i vetëm i rregullt i egyistencës së kësaj familjeje është ndihma socila dhe ndihma e njerëzve human për të cilën familja Qaili është shumë mirnjohëse.
 
Familja Qaili pret ndihmën e bëmirësve në tel: 071-513-829.
 
Gyltene Sinani