Maqedoni

Prezentimi i platformave ,Tahiri: Komunikim reciprok me votuesin; Kordalov: Të shfrytëzohen më shumë mënyra komunikimi

19.11.2016 17:29

Partitë politike vazhdojnë të ndjekin format e vjetra të komunikimit politik me qytetarët gjatë fushatave zgjedhore duke organizuar takime dhe tubime klasike me zgjedhësit...

Ky komunikim detyrimisht duhet të ndryshojë thotë profesori universitarë Sefer Tahiri duke shtuar se partitë në vend që tu drejtohen në mënyrë të njëanshme votuesve ata duhet që nëpërmjet përballjeve me konkuruesit tu japin hapsirë për të bërë dallimin midis tyre.  
 
“Duhet të ndryshohet apo të transformohet procesi i komunikimit politik të partive dhe kandidatëve për zgjedhjet çfarë do të thotë kjo që duhet më tepër të tentohet të mos të jetë ky komunikim i njëanshëm të mos jetë një komunikim linearë apo një dimensional që vetëm kandidatët të ju drejtohen qytetarëve, por duhet t’i jepet hapsirë dialogut, duhet të jepet hapsirë shkëmbimit të ideve dhe në një fare mënyre edhe qytetarët të jenë dizajnues i platformave parazgjedhore”, tha Sefer Tahiri, profesor universitarë.
 
Ndërkohë eksperti për mediave Bojan Kordalov vlerson se për një fushatë të sukseshme duhet shfrytzuar të gjitha kanalet e komunikimit me qytetarët.
 
“Gjithnjë e më shumë po kuptohet roli shfrytzimit të të ashtuquajturave media të reja por edhe mediave standarde tradicionale. Një fushatë mund të jetë e sukseshme vetëm nëse shfrytzohen të gjitha këto kanale të komunikimit siç janë televizionet, shtypi, portalet, mediat on-line, mediat sociale etjerë”, tha Bojan Kordalov, ekspert për media.
 
Shfrytëzimi i rrjeteve sociale gjatë komunikimit me qytetarët është shëmndrruar në praktikë thotë Kordalov.
 
Ndërsa Tahiri thotë se partitë politike dalngadalë po e kuptojnë ritmin e ndryshimeve të mëdha që po ndodhin në komunikimin politik.
 
Ata kanë filluar të shfrytzojnë edhe rrejtet sociale për të bërë propagandën e tyre por ai tërheq vëmendjen se përdorimi i rrjeteve sociale duhet të jetë racional sidomos kur mediat i përdorin si burim të informacionit sepse ata shum lehtë mund edhe të keqpërdoren. 
 
NAIM RAMADANI