Maqedoni
Kumanovë akademi përkujtimore për Astrit Deharin
19.11.2016 17:44
Në qytetin e Kumanovës u mbajt një akademi përkujtimore për Astrit Deharit, aktivistit i Lëvizjes Vetvendosje...

Në qytetin e Kumanovës u mbajt një akademi përkujtimore për Astrit Deharit, aktivistit i Lëvizjes Vetvendosje me origjinë nga Sllupçani i Kumanovës, I cili vdiq para disa ditësh në burgun e Prizrenit.
Albin kurti nga Lëvizja Vetëvendosje theksoi se drejtësia për Astritin do të ngadhjej, pasi nuk do të ndalemi së kërkuari drejtësinë dhe të vërtetën për vdekjen e Astritit.
“Astriti tër jetën e tij ka punuar për drejtësinë e popullit, tani sëhtë koha që populli të ngritet në këmbë për drejtësi për astritin. Duke kërkuar drejtësi për Astritin ne realizojmë drejtësinë për vetëveten”, tha Albin Kurti, ngaVetëvendosje.
Babai i Astritit, Avni Dehari, tha se njerzit mund të vriten por jo edhe drejtësia dhe liria.
“Ne ngushllohemi dhe besojmë fort se njerzit edhe mund të vritemi por drejtësia dhe liria nuk mund të vriten prandaj lavdi të gjith atyre që janë bërë symbol për drejtësi dhe liri”, tha Avni Dehari.
Akademia përkujtimore u organizua nga Këshilli Organizativ i fshati Sllupçan, ndërsa morën pjesë personalitete të njohura dhe veprimtarë të çështjes kombëtare nga Maqedonia dhe Kosova.
GYLTENE SINANI
