KSHZ: Nesër nënshkruhet kodeklsi për zgjehdje të lira
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve paralajmëron për të dielën nënshkrimin e Kodeksit për zgjedhje të ndershme dhe demokratike...

Akti solemn I nënshkrimit pritet të bëhet nga liderët e partive pjesëmarrëse dhe në prani të korit diplomatik.
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve u ka bërë thirrje krerëve të partive politike të cilët u prijnë koalicioneve pjesëmarrëse, dhe kryetarëve të partive që si të pavarura marrin pjesë në zgjedhjet e 11 dhjetorit që me pjesëmarrjen e tyre të riafirmojnë angazhimin e tyre dhe të koalcioneve për zgjedhje të ndershme e demokratike.
Ky kodeks, sipas Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, nënshkruhet në përputhje me dispozitat e Kodit Zgjedhor dhe për herë të parë bëhet nën kujdestarinë e KSHZ-së.
Nënshkrimit të këtij Kodeksi I parapriu në fillim-javë, nënshkrimi nga 22 kryetarët e forumeve rinore të partive politike i Deklaratës për zgjedhje të drejta e demokratike.
Me këtë rast ata u zotuan për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor pa mbjellje frike e përdorim të dhunës.
OSBE-ODIHRI, Këshilli i Evropës dhe organizma të tjerë ndërkombëtarë e vendore kanë paralajmëruar pjesëmarrjen e tyre për monitorimin e fushatës parazgjedhore deri në ditën e zgjedhjeve më 11 dhjetor.
NJë Delegacion gjashtë antarësh nga Asamblea Parlamentare e Këshillit të Evropës më 21 dhe 22 nëntor, do të qëndroj në Shkup me qëllim që të vlerësojë fushatën parazgjedhore dhe klimën politike para zgjedhjeve të parakohshme të 11 dhjetorit.
Sipas njoftimit të Këshillit të Evropës, delegacioni do të takohet me kryetarin e Kuvendit dhe Ministrin e Punëve të Brendshme, ndërsa janë paralajmëruar takime edhe me përfaqësuesit e partive poltike që do të marrin pjesë në zgjedhje si dhe me kryetarin dhe anëtarë të Komisionit Shtetëror Zgjedhor.
Me zgjedhje kredibile në progress raportin e fundit të KE-së është kushtëzuar edhe fillimi i negociatave për anëtarësim në BE.
