Maqedoni
SPB Shkup, i punësuari në burgun e Idrizovës kultivonte drogë
19.11.2016 18:33
Një i punësuar në burgun e "Idrizovës" do të përballet me padi penale, pasi në shtëpinë e tij ka kultivuar kanabis dhe në mënyrë të paautorizuar ka poseduar armë dhe mjete shpërthyese...

Siç njofton Sekretarjati i Punëve të Brendëshme në Shkup bëhet fjalë për personin me iniciale G.S. I moshës 43 vjeçare, i cili i është dorëzuar Prokurorisë Themelore Publike Shkup me kallëzime penale për "prodhim të paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotropikale dhe prekursorëve" dhe "përpunim, mbajtje, ndërmjetësim dhe tregti të pa autorizuar me armë ose materie shpërthyese".
Gjykatësi i procedurës paraprake i ka shqiptuar atij masën e paraburgimit shtëpiak në kohëzgjatje prej 30 ditësh.
MPB njoftoi se i denoncuari, i punësuar si mbikëqyrës në burgun e "Idrizovës", në gjysmën e dytë të vitit 2016 në mënyrë të paautorizuar ka furnizuar material farash nga Kanabisi, të cilin e ka mbjellur dhe kultivuar në shtëpinë e tij në lagjen Lisiçe e Poshtme e Shkupit.
Në shtëpinë e të akuzuarit janë gjetur 21,62 gramë marihuanë, tre mjete shpërthyese, detektor metalik, dy copë armë zjarri pistoletë dhe një kuti për ruajtje të armëve të zjarrit me vegla për mirëmbajtje.
Njëra nga pistoletat ka qenë zyrtare në pronësi të burgut të "Idrizovës"ku punon te G.S.
