Botë

Rusia kërkon sqarime nga Zvicra: Pse u shoqërua avioni i sajë në hapësirën zvicerane

19.11.2016 18:58

Rusia ka dërguar një aeroplan rezervë në Lisbonë, pasi aeroplani me të cilin udhëtonte një pjesë e delegacionit të presidentit Vladimir Putin...

Rusia ka dërguar një aeroplan rezervë në Lisbonë, pasi aeroplani me të cilin udhëtonte një pjesë e delegacionit të presidentit Vladimir Putin u prish në kryeqytetin e Portugalisë, në rrugë e sipër për në samitin e APEC në Peru.
 
Anëtarët e delegacionit dhe disa gazetarë pritet që të udhëtojnë në Lima me një aeroplan rezervë, i tha agjencisë ruse të lajmeve TASS një zëdhënëse e administratës së presidencës.
 
Putin që udhëtonte në samitin e Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor me një avion tjetër nga Sochi, nuk u prek nga prishja. Më heret, aeroplani i delegacionit u shoqërua përmes hapësirës ajrore zvicrane nga avionët luftarakë të Forcës Ajrore Zvicerane.
 
Udhëtarët e avionit rus u njoftuan se shoqërimi ishte një praktikë normale në hapësirën ajrore zvicerane dhe ishte pjesë e marrëveshjes paraprake. Por ambasada ruse në Zvicër i ka dërguar qeverisë zvicerane një letër me të cilën shpreh “habinë” dhe kërkon sqarime se përse një avion luftarak i Forcës Ajrore të Zvicrës e ka shoqëruar, në hapësirën ajrore zvicerane avionin me të cilin udhëtonte një delegacion i Rusisë për të marrë pjesë në samitin e APEC-ut.
 
Në letrën e dërguar më 19 nëntor, thuhet se plani i udhëtimit të avionit ishte paraqitur “shumë përpara”.